Policia katalanase ka arrestuar një grup kriminal, të dyshuar për një seri grabitjesh në shtëpitë e futbollistëve të Barcelonës dhe në rezidenca të tjera luksoze në Spanjë.
Sipas mediave spanjolle, në mesin e të arrestuarve është edhe një 58-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Arsim Blaku, i cili dyshohet të ketë pasur rol kyç në grupin kriminal.
Blaku dyshohet se ishte i përfshirë në grabitjen e shtëpisë së mbrojtësit të Barcelonës, Pau Cubarsí, në dhjetor të vitit 2025, si dhe në atë të portierit Joan García, në janar të vitit 2026, raporton Indeksonline.
Përveç këtyre rasteve, ai dyshohet se ka kryer edhe grabitje të tjera në rezidenca luksoze. Sipas raportimeve, policia e kishte vëzhguar atë edhe pranë shtëpisë së futbollistit Jules Koundé.
Gazeta spanjolle “La Vanguardia” raporton se hetimet morën drejtim pas informacioneve konfidenciale se një person po mburrej se kishte vjedhur ora luksoze nga futbollistët e Barcelonës dhe po kërkonte t’i shiste ato në tregun e zi.


