Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim njohës me ambasadorin e ri të Greqisë, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, projektet ndërkufitare dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Sali ka veçuar rëndësinë e funksionalizimit të pikës kufitare Markova Nogë–Laimos dhe investimeve në Prespë, ndërsa ka theksuar edhe përkushtimin e vendit ndaj reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Në takimin njohës me ambasadorin e ri të Greqisë biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe projektet që sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset e të dyja vendeve. I urova mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm.
Bashkëpunimi ndërkufitar, pika kufitare Markova Nogë–Laimos dhe investimet në Prespë krijojnë mundësi për lidhje më të mira, turizëm dhe zhvillim lokal.
Theksova përkushtimin tonë ndaj reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe rëndësinë e shkëmbimit të ekspertizës me institucionet greke. Përmes bashkëpunimit praktik dhe integrimit gradual, synojmë më shumë mundësi për qytetarët tanë”, ka shkruar Sali.


