Avokati i Popullit- mekanizimi për kontroll civil, me vetiniciativë, shqyrton rastin e ndërhyrjes së policisë në rajonin e Shkupit

Pas publikimeve në media dhe në rrjetet sociale lidhur me përdorimin e forcës nga ana e nëpunësve policorë ndaj dy personave gjatë një ndërhyrjeje më 07.10.2026 në rajonin e Shkupit, Zyra e Avokatit të Popullit formoi urgjentisht lëndë sipas njohurive të pranuara.
Me qëllim të sqarimit të plotë dhe objektiv të ngjarjes, Mekanizmi për Kontroll Civil, në përputhje me autorizimet e tij ligjore, iu drejtua Sektorit për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së me kërkesë për njoftim urgjent dhe dorëzimin e të gjithë dokumentacionit. Njëkohësisht, Zyra tashmë ka vendosur kontakt me palët e prekura, me qëllim përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në procedurë.
Fokusi i kërkesës sonë është i orientuar drejt:
– Konstatimit të gjendjes faktike: Informacione të hollësishme për rrjedhën e ndërhyrjes, identitetin e personave të përfshirë dhe provat materiale dhe mjekësore të siguruara,
– Vlerësimit të arsyeshmërisë: Analizë e arsyeve, llojit dhe proporcionalitetit të forcës së përdorur në rastin konkret.
– Përfundimit ligjor të procedurës: Informacione për parregullsitë e konstatuara nga Kontrolli i Brendshëm dhe statusin e dorëzimit të lëndës te Prokuroria Publike kompetente.
Qëndrimi parimor i Avokatit të Popullit:
Përdorimi i mjeteve të detyrimit nga ana e policisë duhet të jetë ekskluzivisht i ligjshëm, i domosdoshëm dhe proporcional. Çdo përdorim i mëtejshëm i forcës fizike në momentin kur një person tashmë është neutralizuar, lidhur dhe vënë nën kontroll, përbën veprim të palejueshëm dhe shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.
Avokati i Popullit do ta ndjekë me vëmendje efikasitetin dhe tërësinë e veprimeve të ndërmarra nga organet kompetente, me qëllim sigurimin e sundimit të së drejtës dhe mbrojtjen absolute të qytetarëve.