Rikthim shokues për Guardiolën në ‘Ethiad Stadium’, Manchester City u turpërua keq nga PSG-ja

Pas 144 ditësh mungesë, Pep Guardiola u rikthye mbrëmjen e djeshme në “Ethiad Stadium” për të ndjekur nga afër Manchester City-n “e tij” në sfidën e Championsit kundër PSG-së. Por rezultoi një rikthim shokues për atë që u pa në fushë.

Për “Citizens”, të drejtuar nga Enzo Maresca, shkoi shumë keq. Ishte një mbrëmje makthi, pasi PSG dominoi totalisht në fushë, duke shënuar 4 gola.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-4, ndërsa Donnarumma priti një penallti të Ferran Torres në fund.

Trajneri spanjoll, i cili ka bërë histori me Manchester Cityn, priste të shihte një tjetër ndeshje, por duket se nuk ka qenë me fat.

Ish-skuadra e tij jo vetëm që nuk mundi ta përballonte PSG-në, por u turpërua keq prej saj.