Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i ka reaguar burrit të Albulena Haxhiut, pasi ai tha se kur “të arrestohen Dauti e Samia do ta puthin asfalltin “.
Përmes një postimi në facebook, Lushtaku i çoi mesazh Alban Krasniqit.
“Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!”, tha ai mes tjerash
Postimi i plotë:
Më 11 korrik 1997, Serbia më dënoi me 20 vjet burg në mungesë, me akuza për terrorizëm. Serbia nuk arriti të më gjunjëzojë asnjëherë.
Sot, fatkeqësisht, disa shqiptarë po flasin me të njëjtën gjuhë që dikur fliste Serbia.
Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!


