Bislimi dhe NPK- Tetova në aksion: Parku para shtëpisë të kulturës në Tetovë me pamje të re (FOTO)

Drejtori i Ndërmarrjes Kominale Tetova-Tetovë, Samet Bislimi gjatë ditës së sotme së bashku me të punësuarit në njësinë e gjelbrimit në NPK-Tetova kanë realizuar një aksion për rregullimin e hapsirave tek parku para Shtëpisë së kulturës në Tetovë duke i dhënë një pamje krejt ndryshe, shkruan Top24

“Ky aksion ka edhe simbolikën e vet. Këto ditë janë ditët e Naimit në Tetovë dhe ky aksion i NPK-Tetova ka për qëllim sensibilizimin e masës dhe përcjelljen e porosisë se një fidan i ri ka rëndësi për jetën dhe vendin ku jetojmë. Ne sot mbollëm shumë fidane të reja duke i dhënë një pamje të merituar kësaj hapsire para një institucioni kaq të rëndësishëm për qytetin” tha drejtori Samet Bislimi.

Ndryshe Bislimi më tej shton se Ndërmarrja që ai drejton do të vazhdoj që edhe më tej të angazhohet në mënyre intensive për të mirë dhe pastërtinë e qytetit.