KF Reçica anulon ndeshjen me KF Lubotenin pas vdekjes tragjike të 14-vjeçarit

KF Reçica 1979 ka njoftuar anulimin e ndeshjes së nesërme kundër KF Lubotenit, pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të një 14-vjeçari nga fshati.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi ka shprehur dhimbjen për këtë humbje të rëndë, duke iu bashkuar familjes, të afërmve dhe gjithë banorëve të fshatit në këto momente zie.

Në shenjë respekti për jetën e humbur në moshë kaq të re, është vendosur që ndeshja të mos zhvillohet.

Njoftimi i plotë:

“🖤 NJOFTIM ZYRTAR – KF REÇICA

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të një djali vetëm 14-vjeçar nga fshati ynë.

Në shenjë respekti dhe zie për këtë humbje të madhe, ndeshja e nesërme ndërmjet KF Reçica dhe KF Luboteni është anuluar.

KF Reçica i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjen dhe të gjithë fshatin tonë.

🖤 U prehsh në paqe, engjëll i vogël.
Zoti i dhëntë forcë familjes për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

Loni ❤️

Me pikëllim, KF Reçica. 🖤”