Përmbytje në Stamboll, priten reshje të reja shiu

Përmbytjet vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha në disa pjesë të Stambollit, veçanërisht në lagjen e njohur Ajazaga, në komunën Sariyer, si dhe në rrugën Çendere, në zonën Kagit’hane.

Sipas paralajmërimeve, gjatë natës priten reshje të dendura shiu, ndaj qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin zonat e prekura nga përmbytjet.