Protestuesit po vazhdojnë kudo nëpër Tiranë, duke djegur dhe shkatërruar gjithçka, Janë djegur dhe po digjen banka, biznese private, ministri, etj. Ndërkohë policia nuk po shikohet që të hidhet në veprim, duke krijuar kaos total në kryeqytet.
Afër sheshit “Skënderbej” protestuesit sulmuan një skuadër policie e cila ishte në qoshe të Muzeut Kombëtar, ata u goditen me gurë dhe sende të forta, ku një punonjës policie u godit fort duke rënë përtokë. Ai ndodhet në gjëndje të rëndë.



