Bekim Sali: Grante deri në 70.000 euro për mediat e pavarura nga Maqedonia e Veriut

Mediat e pavarura nga Maqedonia e Veriut kanë mundësi të aplikojnë për mbështetje financiare në kuadër të programit rajonal #SustainMedia – Mbështetje për lirinë dhe pluralizmin e mediave në Ballkanin Perëndimor. Thirrja është e hapur deri më 8 nëntor 2026.
Programi financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ndërsa zbatohet nga GIZ (Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), në bashkëpunim me DW Akademie. Synimi është forcimi i qëndrueshmërisë së mediave të pavarura, përmirësimi i cilësisë së gazetarisë dhe zhvillimi i formateve inovative.
Thirrja ofron dy mundësi financimi:
* LOT 1 – Zhvillimi i biznesit mediatik: grante deri në 70.000 euro, për projekte deri në 24 muaj që mbështesin diversifikimin e të ardhurave, transformimin digjital, zhvillimin e audiencës dhe forcimin e kapaciteteve organizative.
* LOT 2 – Gazetaria tematike, përmbajtja dhe zhvillimi i audiencës: grante deri në 20.000 euro, për projekte deri në 12 muaj, me fokus në demokracinë dhe integrimin evropian, ose në klimën, mbrojtjen e mjedisit dhe tranzicionin e gjelbër.
Të drejtë aplikimi kanë mediat private të pavarura dhe mediat jofitimprurëse që plotësojnë kriteret e thirrjes, përfshirë standardet profesionale dhe etike dhe transparencën e pronësisë. Çdo organizatë mund të dorëzojë vetëm një aplikim, në njërën nga dy kategoritë.
Një sesion informues online do të mbahet më 20 tetor 2026, në orën 10:00. Aplikimet dhe dokumentacioni shoqërues dërgohen në [email protected].
Informacioni i plotë, kriteret dhe formularët e aplikimit: