Në sfidat e tjera të mbrëmjes të së martës të vlefshme për raundin e dytë të fazes së ligës në Champions League, Leipzig, Sporting dhe Sabah regjistrojnë fitore të rëndësishme në arenën europiane. Skuadra gjermane triumfoi minimalisht 1-0 ndaj kampionëve holandezë të PSV, në një përballje ku rrezikoi të kalonte në disavantazh që në minutën e 18-të, por portieri Vandevoort priti penalltinë e Perisic. Goli vendimtar për Leipzig erdhi në minutën e 75-të me Grudën, duke i dhënë tri pikët skuadrës gjermane.
Një mbrëmje historike edhe për Sabah, skuadrën nga Azerbajxhani, që siguroi fitoren e parë në kompeticion. Përfaqësuesit e qytetit të vogël të Masazirit triumfuan 2-0 ndaj kundërshtarëve çekë, falë golave të Parris në fillimin e pjesës së dytë dhe Mickels në minutën e 88-të.


