LIVE/ Protesta e përshkallëzuar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët përplasen me policinë. Reagon edhe BE

Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë.

Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë.

Gjithashtu, edhe në universitetet e Elbasanit dhe Shkodrës kanë nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë, ndërsa në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër çdo gjë vijon normalisht.