Pse shtrigat përshkruhen me kapele me majë?

Në serialin Charmed, motrat Halliwell udhëtojnë pas në kohë, në Amerikën koloniale, ku një shtrigë u mëson të përdorin magjinë e lashtë të tokës. Ajo shpjegon se kapela e zezë me majë ndihmon në përqendrimin e energjisë shpirtërore. Është një shpjegim interesant, por historikisht nuk ka shumë bazë.

Ideja se shtrigat e lashta apo gratë që merreshin me mjekësi popullore mbanin kapele të zeza me majë për të kanalizuar magjinë nuk qëndron. Shumica dërrmuese e personave të akuzuar për shtrigëri ishin të pagëzuar dhe besimtarë të krishterë, katolikë ose protestantë.

Në shekullin XVII, kapelet konike me strehë të gjerë dhe të sheshtë ishin pjesë normale e modës, si për burrat, ashtu edhe për gratë. Ato nuk tregonin se dikush merrej me magji.

ImageMegjithatë, një grup që i përdorte shpesh këto kapele u bë një objekt i përshtatshëm për paragjykime: kuakerët.

Kuakerët

Shoqëria Fetare e Miqve, e njohur si kuakerët, ishte një lëvizje e re fetare në mesin e shekullit XVII. Besimet e tyre shkaktuan shqetësim te grupet e tjera të krishtera, veçanërisht ideja se të gjithë njerëzit ishin të barabartë para Zotit, pavarësisht gjinisë apo ngjyrës së lëkurës.

Gratë kuakere mbanin shpesh kapele konike dhe, kur dilnin për të predikuar, kjo sfidonte normat patriarkale të kohës. Për pasojë, kapela filloi të lidhej me gra që konsideroheshin heretike ose që “nuk dinin vendin e tyre”. Në klimën e atëhershme të përndjekjeve fetare, nuk ishte e vështirë që këto gra të akuzoheshin edhe për lidhje me djallin.

Përndjekja fetare

ImageEkzistojnë edhe teori të tjera. Në Europë, hebrenjtë u detyruan në periudha të ndryshme të mbanin kapele konike si shenjë dalluese. Këto njiheshin si Judenhut. Disa e kanë lidhur gjithashtu kapelën e shtrigës me veshjet që të burgosurit e Inkuizicionit spanjoll detyroheshin të mbanin. Megjithatë, nuk ka prova të forta që këto kapele kanë lidhje direkte me imazhin e shtrigës.

Magjistarja e keqe e Perëndimit

ImageImazhi modern i shtrigës me kapelë të zezë me majë u konsolidua kryesisht në shekullin XX. Filmi i vitit 1939, The Wizardof Oz, e paraqiti Magjistaren e Keqe të Perëndimit me kapelën karakteristike të zezë, lëkurën e gjelbër dhe fshesën fluturuese.

ImageKjo figurë ndikoi fuqishëm në mënyrën se si kultura popullore e imagjinon një shtrigë. Pra, edhe pse ekzistojnë disa lidhje historike mes kapeleve me majë, fesë dhe përndjekjeve, filmi dhe kultura popullore janë ato që e kthyen kapelën konike në simbolin e padiskutueshëm të shtrigës.