Familjarët e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, janë parë para Pallatit të Drejtësisë.
Sipas pamjeve të publikuara nga Indeks Online, para Gjykatës ku pritet të merret vendimi për Gecin, u panë një numër i madh i familjarëve, transmeton Klankosova.tv.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit.
Geci, i ndaluar nën dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak të ushtrimit të profesionit të tij, do të përballet me kërkesën për paraburgim, në kohëzgjatje prej një muaji.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca dëgjimore pritet të mbahet nga ora 13:30.


