Kandidadi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arkin Jahiji gjatë ditës së djeshme në mbështetje të liderëve të AKi-së, Ali Ahmetit, Arben Taravarit dhe Skender Rexhepit-Zejd kanë takuar banorët e fshatit Meletinë ku kanë bashkëbiseduar dhe prezantuar programin për këtë fshat, shkruan Top24
Kandidati i AKi-së, Arkin Jahiji në një postim të tij shënoi se fshati Meletinë dha mesazhin e fitores së madhe të 18 Tetorit.
Çfarë atmosfere madhështore në Miletinë!Një mbrëmje e mbushur me entuziazëm, energji pozitive dhe besim të palëkundur në fitoren tonë!
Së bashku me udhëheqësinë e AKI-së, të prirë nga kryetari Ali Ahmeti, Arben Taravari, Skënder Rexhepi – Zejd, deputetin Sadik Sulejmani dhe përfaqësues të tjerë të AKI-së, prezantuam programin tonë dhe biseduam nga afër me qytetarët për nevojat, sfidat dhe projektet që do ta çojnë Bërvenicën përpara.
Miletina, dje, sot dhe nesër kala e besimit, e unitetit dhe e fitores sonë!
Faleminderit për mikpritjen, përkrahjen dhe energjinë që na dhatë sonte! Kjo mbështetje na motivon edhe më shumë për të ecur përpara, të bashkuar dhe me vendosmëri drejt fitores!


