Pas skandalit me video intime me Adi Hilën, Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale, Eli Fara në skenë

Monika Lubonja dhe Eli Fara do t’i rikthehen jetës artistike pas skandalit me videot intime me kompozitorin Adi Hila që u shpërndanë në rrjet disa javë më parë.

Këngëtarja Elia Fara do të kthehet në skenë ku do të performojë përkrah Luiz Ejllit dhe Altin Shirës në një klub nate në kryeqytet.

Nga ana tjetër aktorja Monika Lubonja, do të marrë pjesë në një spot publicitar përkrah koleges së saj, aktores Mariana Kondi.

Kujtojmë se disa ditë pas skandalit Eli Fara dëshmoi në polici ku shprehu se videot nuk i ka shpërndarë Adi Hila dhe se nuk kishte dijeni për kamerat e vendosura në banesën e kompozitorit.

Disa ditë më vonë reagoi edhe aktorja Monika Lubonja e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram njoftoi se kishte bërë kallëzim në Dhomen Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për kompozitorin Adi Hila, për “fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private”.

Një ditë më vonë Prokuroria e Tiranës njoftoi se dosjen e skandalit të Adi Hilës do ta merrte nën hetim prokurori Julian Xhengo, pas hedhjes së shortit, ndërsa prokuroria bëri me dije gjithashtu se hetimit iu shtua një tjetër vepër penale, ajo e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi kompozitori Hila kishte deklaruar se kishte shkatërruar vetë hard-diskun me justifikimin se kishte frikë se hakerët mund të ndërhynin sërish dhe të merrnin të dhëna në distancë.