Dimitrieska-Koçoska në takimet e vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore në Bangkok

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, do të marrë pjesë në takimet e rregullta të vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore, të cilat po mbahen këtë javë në Bangkok, Tajlandë.

Në këtë drejtim, ministrja do të zhvillojë takime dypalëshe me përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe me përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në takime kushtuar perspektivave ekonomike rajonale dhe sfidave ekonomike globale.

Në kuadër të këtyre takimeve, ministrja do të zhvillojë takim pune me nënkryetaren e Bankës Botërore, Antonela Basani dhe nënkryetarin e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) për Evropën, Amerikën Latine dhe Karaibet, Alfonso Garcia Mora. Gjithashtu, është parashikuar edhe një takim me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për konstituencën ku bën pjesë Maqedonia, Juxhin Rugenat. Në këto takime do të diskutohet për bashkëpunimin aktual, aktivitetet që po realizohen dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Ministrja do realizojë takime gjithashtu edhe me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, Bo Li, si dhe me drejtorin e FMN-së për Evropën, Mateush Shçurek.

Në agjendë përfshihen gjithashtu takime me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Jerun Klik dhe zëvendësdrejtorin ekzekutiv, Marniks van Raj, si dhe pjesëmarrje në takimin e vendeve të konstiuencave zgjedhore dhe ngjarjet kushtuar perspektivave ekonomike rajonale.

Në agjendë përfshihet gjithashtu edhe takimi i vendeve të të konstiuencave zgjedhore, ngjarjet në kuadër të takimeve vjetore, si dhe seanca plenare e takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Pjesëmarrja në këto takime paraqet mundësi për të shkëmbyer mendime mbi zhvillimet aktuale ekonomike, politikat fiskale dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare.

Si pjesë e delegacionit të takimeve të vjeshtës është edhe guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.