Pa patentë e nën ndikimin e alkoolit, 14 shoferë përfundojnë në polici

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 14 shoferë dhe me një kanë zhvilluar bisedë zyrtare për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

MPB njofton se nga këta, 12 kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: O.U. (30), A.S. (29), S.R. (36), R.S. (35), G.B. (45), 21-vjeçarja E.Sh. dhe një 17-vjeçar, të dy nga fshati Studeniçan, Shkup, S.H. (28) nga fshati Lavcë, Tetovë, J.L. (44) nga Struga, I.D. (49) nga fshati Kleçovcë, Kumanovë, si dhe një 14-vjeçar nga fshati Debreshë, Komuna e Dollnenit, të cilët janë privuar nga liria. Ndërkaq, nëpunësit policorë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me një 16-vjeçar nga rajoni i Tetovës, në prani të prindit, për shkak se ka drejtuar automjet udhëtarësh pa patentë shoferi.

“Me masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit kanë drejtuar automjet A.P. (23) nga Shkupi dhe S.M. (28) nga Dellçeva. Ndërkaq, nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar automjet B.M. (32) nga fshati Mërshevc, Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për një komunikacion më të sigurt”, theksohet në kumtesën e MPB-së