Arkin Jahiji: Do të krijojmë kushte për bisneset që të mund të hapin vende te reja pune

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arkin Jahiji gjatë një interviste për TV Shenja ka theksuar se në programin e tij ka përfshirë krijimin e kushteve për bisneset që të mund të hapin vende të reja të punës, shkruan Top24

“Komuna nuk hap firma e as vende pune, komuna krijon kushte për bisneset që ato të kenë hapsirë veprimi dhe mundësi të zhivillimit dhe si të tillë ato do të kenë mundësi për të hapur vende të reja pune. Krijimi i kushteve të volitshme dhe lehtësimet që kemi planifikuar do të mundësoj që të rinjtë të punësohen në vendlindjen e tyre” tha Arkin Jahiji.