Arrestohet tetovari për kërcënime ndaj një personi, përmes një rrjeti social

Më 11.10.2026, në ora 10:00, në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Xh.L. (44) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë përmes sistemit informatik” sipas nenit 144 paragrafi 5 të Kodit Penal.

Më 10.10.2026, në periudhën prej orës 14:00 deri në orën 16:00, ai ka drejtuar kërcënime ndaj një personi në një rrjet social. Xh.L. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.