Aleanca e Atlantikut të Veriut do të sigurojë që çdo sulm ndaj vendeve të saj anëtare të jetë “plotësisht i kotë”, deklaroi sot komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, duke prezantuar atë që e cilësoi si “teorinë e fitores” së Aleancës.
“Nëse dikush është aq i pamatur sa të na sulmojë, ne do të luftojmë. Do ta ndalojmë sulmin dhe do t’i mohojmë mundësinë për të arritur objektivat e tij, cilado qofshin ato. Me pak fjalë, do të sigurohemi që çdo sulm ndaj cilitdo aleat të rezultojë plotësisht i kotë”, deklaroi ai gjatë një forumi për mbrojtjen në Varshavë.
“NATO duhet t’i bëjë të qarta Rusisë vijat e saj të kuqe”, shtoi gjenerali amerikan.


