Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se fillimi i punimeve për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në kuadër të Korridorit 8 që do të lidhë Pollogun me Kërçovën dhe Shqipërinë, shkruan Top24
Sot nisën punimet për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në kuadër të Korridorit 8.
Ky segment do të përmirësojë lidhjen rrugore të Pollogut me Kërçovën, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe transportin e mallrave, si dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të rajonit.
Korridori 8 ka rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut, pasi forcon lidhjet infrastrukturore me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, duke lehtësuar qasjen drejt tregjeve evropiane.
Me nisjen e këtyre punimeve, po konkretizohet edhe një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të vendit.


