Dikur ishte bashkëpunëtori më i mirë i Harry Kane te një Tottenham i paharrueshëm i drejtuar nga Mauricio Pochettino, por karriera e tij mori vetëm një kurbë rënëse dhe tani është pa skuadër duke u stërvitur me Windsor & Eton, skuadër e Divizionit të Tetë në Angli për t’u mbajtur në formë.
Po flasim pikërisht për Dele Alli, futbollistin që spikaste dikur me lojën e tij duke u shndërruar në krahun e djathtë të një prej goleadorëve më të mirë në Evropë dhe botë. Por përveç punës me Windsor&Eton, Dele Alli, 30 vjeç, ka hyrë tashmë në botën e streaming(transmetimeve në internet)dhe gjate emisioneve të tij, mori në telefon në lidhje direkt disa prej ish shokëve të skuadrës mes të cilëve edhe Harry Kane, të cilit i tha se e meriton Topin e Artë.
Dele Alli shumë shpejt kaloi nga një prej yjeve të Tottenham (ku u aktivizua në 2015-2022) dhe Anglisë(me 37 ndeshje dhe 3 gola të shënuara), bashkëpunëtori më i mirë i Harry Kane, te një krizë e thellë sportive dhe personale, madje për 6 javë ka qenë në një klinikë rehabilitimi për varësinë e tij ndaj qetësuesve për gjumë. Doli nga ky tunel dhe tentoi të ringjallë karrierën e tij te Everton ku e shoqëruan dëmtimet, për të kaluar më pas te Besiktas. Në korrik të 2023, Dele Alli në një intervistë emotive tregoi për fëmijërinë e tij ku tregoi se në moshën 6 vjeç u bë viktimë e një abuzimi seksual dhe në moshën 8 vjeçare shpërdante droge si dhe për problemet e shëndetit mendor dhe në atë kohë ëndërronte të kthehej në kombëtaren angleze. Dele Alli ka qenë pjesë e skuadrës së Anglisë në Botërorin e Rusisë në 2018 me Tre Luanët që arritën deri në gjysmëfinale, por nuk luan me këtë skuadër që nga 2019.
Ekipi i fundit i Dele Alli ishte Como i Cesc Fabregas, ku ai u transferua në 19 janar të 2025 për t’u larguar në muajin shtator të atij viti pasi luajti vetëm një ndeshje, atë kundër Milanit; hyri në fushën e lojës në minutën e 81 dhe u ndëshkua me karton të kuq 10 minuta më vonë për një faull ndaj Loftus-Cheek.


