Edhe Goce Dellçevi duhet të kthehet në Bullgari, apelon ish-eurodeputeti bullgar Xhambaski

Ish-eurodeputeti bullgar, ka publikuar në rrjetet sociale një “apel” që, pas kthimit të eshtrave të car Samoilit, edhe eshtrat e Goce Dellçevit të kthehen në Bullgari. Eshtrat e Dellçevit prehen në kishën “Sveti Spas” në Shkup.

“Pas car Samoilit, tani është radha e Goce Dellçevit të kthehet në Sofje – në Shtëpinë Maqedonase, ku prehej deri më 8 tetor 1946, kur urna me eshtrat e tij iu dorëzua Jugosllavisë nga tradhtarë kombëtarë.”