Bërvenica nën vëzhgimin e policisë, thirrje për fushatë pa tensione

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Bërvenicës, Sektori për Parandalim pranë SPB Tetovë realizoi kontakte me të gjithë kandidatët dhe shtabet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës që do të mbahen më 18 tetor 2026, me qëllim koordinimin e agjendave të tyre, zhvillimin e sigurt të fushatës si dhe respektimin e të gjitha rregullave dhe dispozitave ligjore për zhvillimin paqësor të fushatës zgjedhore dhe të vetë zgjedhjeve.

SPB Tetovë u bën thirrje të gjithë qytetarëve, aktivistëve dhe pjesëmarrësve në procesin zgjedhor për tolerancë, sjellje dinjitoze dhe përmbajtje nga provokimet apo prishja e rendit publik. Policia do të jetë e pranishme në terren për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë, të qetë dhe të sigurt për të gjithë; në të kundërt, kushdo që vepron në kundërshtim me rregullat dhe dispozitat ligjore do të përgjigjet sipas tyre, të cilat sipas Kodit Penal janë rigoroze dhe nuk do të tolerohet askush.