Arkin Jahiji: Bizneset private, partnerë në zhvillimin e Bërvenicës!

Kandidati i AKI-së për komunën e Bërvenicës, Arkin Jahiji ka shpalosur një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit të ekonomisë lokale dhe rolin e bizneseve private në komunën e Bërvenicës, shkruan Top24

“Besoj se zhvillimi ekonomik ndërtohet përmes bashkëpunimit të sinqertë mes komunës dhe sektorit privat. Bizneset nuk janë vetëm burim i investimeve, por edhe krijues të vendeve të punës, mundësive të reja dhe mirëqenies për familjet tona” shkruan Arkin Jahiji.

Bizneset private, partnerë në zhvillimin e Bërvenicës!
Besoj se zhvillimi ekonomik ndërtohet përmes bashkëpunimit të sinqertë mes komunës dhe sektorit privat. Bizneset nuk janë vetëm burim i investimeve, por edhe krijues të vendeve të punës, mundësive të reja dhe mirëqenies për familjet tona.
Si kryetar i ardhshëm, do të angazhohem për një komunë që dëgjon bizneset, largon pengesat burokratike dhe krijon kushte për investime të reja.
Më shumë bashkëpunim, më shumë investime, më shumë vende pune dhe një të ardhme më të mirë për Bërvenicën!