Sulmet me dronë ukrainas vrasin dy persona në rajonin kufitar me Rusinë, tre të plagosur nga një tjetër sulm

Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga sulmet me dronë ukrainas në rajonin kufitar rus të Belgorodit, të enjten, bëjnë të ditur autoritetet ruse.

Sipas njoftimeve të publikuara në Telegram, një burrë humbi jetën pasi një dron ukrainas goditi makinën me të cilën po udhëtonte.

Në një sulm të mëvonshëm, një grua u vra dhe tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Rajoni i Belgorodit është shënjestruar shpesh nga forcat ukrainase.

Agjencia Reuters thekson se nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur raportimet e autoriteteve ruse.