Mickoski: Bujar Osmani në intervistë shqiptar, por në pozitën e ministrit tjetër gjë

Kryeministri Hrisitjan Mickoski në emisionin “N’Dritë” në Alsat dërgoi kritika të ashpra për ish ministrin e Jashtëm nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, i cili tha se ka treguar mosrespekt për maqedonasit pasi ka nënshkruar protokollin e dytë me të cilin është lejuar që të diskutohen çështje historike të maqedonasve gjatë periudhës së mesjetës.

“Kur Bujar Osmani vendosi nënshkrimin e tij në protokollin e tij dhe vendosi në protokollin e dytë dhe lejoi Komisioni për Çështje historike të vendos nëse do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa në atë komision vendosen çështje të mesjetës të cilat kanë të bëjnë me identitetin tim maqedonas, tregoi mosrespekt”, tha Micksoki.

Atë s’e ka bërë si shqiptar, por si ministër i Qeverisë të këtij shteti.

“Nuk është tavolinë suedeze, të jeni shqiptar në intervistë, ndërsa kur jeni ministër i Punëve të Jashtme të distancoheni dhe të jeni nuk e di çfarë”, u përgjigj Mickoski./Alsat.mk.