Zekolli Shaqiri me fjalë rasti në “Supporting the Inspection Services for Transportation of Passengers and Goods”.

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës së djeshme ishte pjesë e ceremonisë përmbyllëse të ë projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Supporting the Inspection Services for Transportation of Passengers and Goods”.

“Pas dy vitesh bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet institucioneve të Maqedonisë së Veriut, Polonisë dhe Kroacisë, projekti u përmbyll me sukses, duke sjellë rezultate të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të Inspektoratit Shtetëror të Transportit dhe përmirësimin e sistemit të inspektimit në transportin rrugor.
Një falënderim i veçantë shkon për z. Artur Czapiewski, udhëheqës i projektit nga pala polake dhe një nga bartësit kryesorë të këtij bashkëpunimi, si dhe për të gjithë ekspertët dhe institucionet partnere nga Polonia dhe Kroacia, për përkushtimin, ekspertizën dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë këtij procesi.” shkruan Kaltrina Zekolli Shaqiri.
Zekolli Shaqiri më tej shton se “Përmes projektit u forcuan kapacitetet profesionale dhe procedurat e inspektimit, ndërsa Inspektorati u pajis me 18 automjete për kontrolle në terren, duke kontribuar në një sistem më efikas dhe transport më të sigurt.”