Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla replikoi me kryetarin e PD, Sali Berisha. Balla u shpreh se hetimi ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni është një sukses i drejtësisë dhe se ka marrë fund koha kur gjyqet bëheshin në Kuvend dhe asnjë nuk hetohej dhe dënohej nga drejtësia.
“Andi Lila është futbollist, nuk është kompozitor (referuar citimit të Berishës, që iu referua si Andi Hila). Nuk duhej ta përdorje këtë mënxyrë, ku vajza dhe gra ndihen të fyera dhe të poshtëruara. Kushdo që është pas publikimit të atyre fyrjeve duhet të marrë dënimin e merituar.
Më vjen mirë që kur ua do interesi juaj politik, ju i referoheni SPAK. Është momenti që të ndani qëndrimin tuaj. SPAK është seksion i PS apo një institucion që për ne është suksesi i reformës në drejtësi. Nuk po përmend fyerje personale ndaj prokurorëve që janë në këtë dosje. Më e rëndësishme se kaq është se ju thoni se debati duhet të hetojë dhe të nxjerrë veprimtarinë kriminale, ne themi se SPAK duhet të nxjerrë veprimtarinë politike.
Në kohën tënde mjaftoheshe vetëm me debat në parlament. Ne i dhamë fund kësaj dhe ia lamë prokurorisë. Ju jeni subjekt i SPAK për një denoncim timin. Unë ja kam besuar SPAK atë çështje dhe nuk jam marrë më me ty. Ne nuk duam të rikthehemi më para 10 vitesh kur i bënim gjyqin njëri-tjetrit dhe asnjë nuk shkonte pas hekurave.
Në 2016-ën të kam thënë se do të të vijë koha. Qëndrimi ynë për ish drejtoreshën e SHISH është që të hetohet dhe SPAK ta zbardhë deri në fund. Drejtësia të bëjë punën e vet, nuk ka ndërhyrje për asnjë çështje të drejtësisë. Rruga pa kthim që ne kemi zgjedhur është ajo e pavarësisë së organeve të drejtësisë. Është fitore e drejtësisë edhe kjo çështje. Nuk mund të zëvendësojme ne këtu në parlament kompetencat e prokurorisë.
Edhe presidentja e KE për çështjen e SHISH tha se kur shohim zyrtarë të këtij niveli që po hetohen, janë prova që drejtësia po funskionon. Para shumë vitesh për të thirrur nëj politikan, prokurori i lutej në telefon “të lutem eja të japësh një deklaratë” dhe çështja mbyllej. Përsërish qëndrimin tone se ju të PD duhet të hiqni dorë nga çdo sulm ndaj prokurorëve të SPAK”, u shpreh Balla.
Nga ana tjetër, Berisha zgjodhi t’i përgjigjej me përgjimet e dala në lidhje me një dosje penale ku përmendej emri “Tao”, që sipas tij, bëhet fjalë për Taulant Ballën.
“Më thoni mua, cili prokuror në botë nuk do ta arrestonte mafiozin me këto transkripte. Në vitin 2020 në përgjime del se kishin rënë dakord të mos i kërkonin Taos së krimit asnjë kërkesë tjetër deri në dhjetor. Tao u përgjigj se a garanton se të gjithë ata njerëz do të votojnë nëse vendosim në burg ata që doni ju? Çfarë thotë famozja Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do t’i bëj nder Ballës. Vladi: Mirmbrëma, ku e paskan sjellë?”, shprehet Berisha.


