Policia sekuestron marihuanë dhe kokainë në Gostivar e Tetovë, arrestohen tri persona

Më 06.10.2026, në orën 18:00, 22:15 dhe 23:20, zyrtarët policorë nga Ekipi Mobil “Task Force” pranë NJPB Gostivar dhe SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat R.J. (47) dhe S.N. (29) nga Gostivari, si dhe G.O. (44) nga Tetova.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e R.J., të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me marijuanë. Gjatë kontrollit personal te S.N. është gjetur dhe konfiskuar marijuanë, ndërsa te personi G.O. është gjetur dhe konfiskuar kokainë.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të dorëzohen parashtresat përkatëse.