Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka paralajmëruar nismë për veting të funksionarëve, me fokus të veçantë te kontrolli i pasurisë dhe origjinës së saj.
Sipas Filipçes, verifikimi duhet të përfshijë funksionarët aktualë dhe ata të mëparshëm, në mënyrë që institucionet të përcaktojnë nëse pasuria e tyre përputhet me të ardhurat e ligjshme.
Ai tha se një mekanizëm i tillë do të ndihmonte në luftën kundër korrupsionit dhe në rikthimin e besimit të qytetarëve te institucionet. Nisma vjen në një periudhë kur Filipçe po kërkon edhe bashkëpunim më të fuqishëm me institucionet evropiane në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.


