Befason Brukseli për çështjen me Bullgarinë! Siljanovska: “Është e qartë se ka ndryshim”

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, vlerëson se në Bashkimin Evropian po shihet një ndryshim në qasjen ndaj mosmarrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes.

Ajo tha se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të ulen në tryezë dhe të dialogojnë, ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka folur edhe për nevojën e garancive.

“Është e qartë se ka një ndryshim”, tha Siljanovska-Davkova, duke theksuar se Shkupi kërkon dialog dhe garanci për vazhdimin e procesit evropian.

Sipas saj, një nga zgjidhjet e mundshme janë ndryshimet kushtetuese me zbatim të shtyrë, të shoqëruara me garanci që procesi i integrimit në BE të mos bllokohet sërish.