Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës si Presidente e Kosovës, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit politik të vendit.
“Urime Kosovës që sot zgjohet me Presidente duke hedhur kështu një hap shumë të rëndësishëm drejt stabilitetit! Urime akademikes Justina Shiroka Pula, që prej sot jam i lumtur ta quaj Zonja Presidente”, ka shkruar Taravari.


