Fillim i mbarë i vendosjes së klasës politike përpara përgjegjësisë që kanë për Kosovën shtet.
Me vendimin e sontëm shpëtoi dhe fitoi Kosova! Shpëtoi nga kriza institucionale me pasoja të rrezikshme, nga polarizimi i shoqërisë, nga trazirat dhe skenaret që askush se din ku do të ishte fundi. Fitoi Kosova stabilitet, fituan edhe krerët e UÇK-së që përveç ligjit tani do të kenë edhe institucionet dhe vëmendjen e plotë për të fituar betejën ligjore e diplomatike.
Fitoi populli i Kosovës që më së shumti meriton qetësi, stabilitet, siguri dhe prosperitet!
Përgëzime elitës politike për pjekurinë në momentet e fundit dhe shumë të rëndësishme!
Urime zonjës Justina Shiroka – Pula detyrën e Presidentes dhe përgjegjësinë që besojmë se do ta kryejë me sukses!
– Ziadin Sela, Kryetar i Lidhjes Shqiptare


