Avokati Arianit Koci i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e afatit që ai pretendon se u bë në mesnatë me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës Presidente të vendit.
Koci shkroi në një postim në Facebook se ka depozituar në Kushtetuese “njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26”.
Avokato tha se “Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026”, dhe se “sipss të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës”.
“Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit”, shkruan Koci.
Ai tha se “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme” dhe se “pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”.


