Organizatori i protestës: Kurti do që në kurriz të UÇK-së të bëjë Glaukun president, s’e pranojmë këtë lojë, s’e pranon as Konjufca

Organizatori i protestës “Jo në Emrin Tim”, Çlirim Hajrizi, në fjalimin e tij ka përmendur edhe kryeministirn Albin Kurti, i cili kërkoi nga PDK-ja që ta votojnë Glauk Konjfucën apo Feride Rushtin për Presidentin në këmbim të votave për ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale.

Çlirim Hajrizi tha se “nuk e pranojnë këtë lojë të Kurtit, duke shtuar se as Glauk Konjufca nuk e pranon”.

“Këtu e kemi Albin Kurtin që po tenton në kurriz të UÇK-së ta bëjë Glaukun President, e kjo lojë e tij, e ne i themi që këtë lojë e kjo masë nuk e pranon këtë lojë. E unë nuk besoj që këtë lojë do ta pranojë as Glauk Konjufca që në kurriz të UÇK-së të bëhet President”, ka thënë ai.