Forcat e shtuara policore bllokojnë hyrjen në shesh

Hyrja në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është bllokuar nga forca të shtuara policore, teksa qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kuvendit të Kosovës.

Policia ka shtuar praninë në terren, ndërsa hyrja drejt zonës ku po mbahet protesta është e kufizuar.

Masat e shtuara të sigurisë vijnë pak orë para përfundimit të afatit kushetues për zgjedhjen e presidentit.

Protestuesit në anën tjetër kërkojnë të kalojë në Kuvend Ligji për Specialen në lexim të dytë