Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në “Air Albania” ndaj San Marinos ndeshjen e katërt të Grupit 1 të Ligës C të Kombeve.
Në minutën e 11-të nga një aksion model i kuqezinjve, Kristjan Asllani me një gjuajtje nga jashtë zone shënon një supergol, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.
Më pas, skuadra e Maran pati dhe raste të tjera shënimi, por pa mundur dot të thellojë diferencën e golave.
Me rezultatin 1-0 mbyllet pjesa e parë.


