Çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoninë e Veriut janë rritur me 3.8% në shtator 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikave.
Gjatë periudhës janar–shtator 2026, shërbimet hotelierike janë shtrenjtuar mesatarisht me 3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Megjithatë, ritmi i rritjes së çmimeve po ngadalësohet. Në shtator të viteve të fundit, rritja ishte 6.2% në 2023, 5.2% në 2024, 4.7% në 2025, ndërsa këtë vit zbriti në 3.8%.
Sipas të dhënave, kjo nuk do të thotë se çmimet kanë filluar të bien, por vetëm se po rriten më ngadalë. Kostoja e ushqimeve, energjisë dhe pagave vazhdon të reflektohet në çmimet që paguajnë konsumatorët.


