Çlirim Haziri, djali i heroit të zhdukur Xhavit Haziri, i është drejtuar me një deklaratë të ashpër ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë tensioneve të krijuara sot pranë Kuvendit të Kosovës.
Haziri ka kritikuar ashpër Sveçlën, duke e akuzuar se është ulur në një pozitë që është ngritur mbi gjakun e dëshmorëve.
“Ai Xhelal që sot rri ulur në kolltukun që u ngrit mbi gjakun e dëshmorëve, sot na goditi, na gjuajti, para familjeve tona, para nanave tona, para grave tona e iku me bisht, ashtu siç është, si qyqar”, ka deklaruar Haziri.


