Në përpjekje për të sqaruar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe daljen nga ky ngërç politik poshtërues dhe nënvlersues ndaj shqiptarëve, kam deklaruar se pikënisja nga e cila duhet të nisemi si faktor politik do të ishte refuzimi i mjetit me të cilin klasa politike maqedonase bën me deputetin shqiptar! Nga përfaqësues populli i shndërron në mjet kundër interesave të popullit. E ky mekanizëm është një dhe vetëm një – JOSHJA ME PUSHTET. Ndërsa zgjidhja po ashtu një dhe e vetme – Mjekimi nga sëmundja që quhet pushtet si e vetmja formë për tu kthyer te nevojat që ka demosi si etnitet…
Fatkeqsisht kjo murtajë që mban këtë emër ka kapluar të gjithë shoqërinë shqiptare. Në Maqedoninë e Veriut po se po, Shqipërinë po ashtu, por fatkeqsisht Kosova e ditës së sotme është me të vërtetë një zhgënjim.
Marre!?
Me të vërtetë marre vendimi i gjykatës speciale për krerët e UÇK-së.
Por, MARRJA e kalkulimeve me pushtet, të klasës politike në Kosovë (pa përjashtim), në një kohë kur na duhet unitet si kurrë ndonjëhere tejkalon shumëfish Marrinë!
Ziadin Sela, Kryetar i Lidhjes Shqiptare


