Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i shoqëruar nga dy kryetarët e komunave të Gostivarit, Valbon Limani dhe Vaprçishtit, Isen Shabani sonte ishin në fshatin Tenovë të komunës së Bërvenicës ku i dhanë mbështetje kandidatit të AKI-së Arkin Jahiji.
“Gjatë takimit, Jahiji ka theksuar se zhvillimi i komunës së Bërvenicës duhet të nisë nga dëgjimi i qytetarëve dhe nga trajtimi i problemeve konkrete që ata përballen çdo ditë. Ai ka premtuar investime në infrastrukturë, përmirësim të shërbimeve publike, mbështetje për bujqësinë dhe sipërmarrjen vendore, si dhe më shumë mundësi për të rinjtë dhe familjet.
Ai ka shtuar se administrata komunale do të punojë me transparencë dhe përgjegjësi, duke u vënë në shërbim të të gjithë banorëve, pa dallim”
Kryetari i ASH-së Taravari, në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi se ai dhe Aleanca për Shqiptarët po numërojnë ditët pas 18 Tetorit sepse janë ditët e fillimin të rënimit të pushtetit dhe qeverisë.
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani në një fjalë rasti uroi banorët e komunës së Bërvenicës që kanë në mesine tyrre një kandidat si Arkini dhe kjo mundësi nuk duhet lëshuar.



