Kandidati i AKI-së për komunën e Bërvenicës, Arkin Jahiji gjatë ditës së sotme ka qëndruar në fshatin Tenovë ku krah tij kanë qenë edhe nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, sekretari i përgjithshëm Arbër Ademi dhe kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi. Arkin Jahiji para banorëve të këtij vendbanimi ka prezantuar programin e tij prej pesë shtyllash për zhvillimin e komunës së Bërvenicës, shkruan Top24



