600 denarë nuk mjaftojnë”, pensionistët kritikojnë rritjen

Mbi 300 mijë pensionistë morën rritjen prej 3 për qind të pensioneve edhe atë nga 400 deri më 1.500 denarë. Shuma përfundimtare e rritjes për secilin pensionist varet nga pensioni i tyre i mëparshëm, pasi rregullimi prej 3 përqind llogaritet si përqindje.

Ky rregullim vjen pas dy rritjeve të mëparshme lineare prej 2,500 denarë secila, të cilat u kanë dhënë pensionistëve fonde shtesë në periudhën e kaluar. Megjithatë pensionistët e anketuarnga Alsat thonë se rritja është e vogël.

“Jo nuk mundesh vetëm për idare, aty pensioni 20 mijë denarë 22-23 mijë denarë, për ilaçe, hapa asi gjëra. Prej zori do dale çka do të bëjsh. Me hapa me kontrolla dhe diçka për shtëpi. Jo me pension nuk ka mundësi nuk ka shanca.” – Qytetari.

“Pak kjo nuk është normale.3 përqind çka është kjo, çka mund Të marrësh me ato para 600 denarë. Kështu është shtreti jonë, shteti jonë nuk është për askund, shko në Gjermani 100 euro ti jep për një javë. E paguaj rrymën tani , vetëm për fatura mjaftojnë, 2000 denarë për ujë dhe 5000 denarë për rrymë 8000 denarë dhe çka të bëjë unë person me invaliditet me 600 denarë.” Tha një qytetar.

“Për Zotin jam i zhytur në kredit dhe e kam të vështirë. Në shtëpi dhe më ndihmojn dhe fëmijët. Po 30 mijë nëse do ishte do ishte mirë por nuk ka.”

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht ka mbi 349 mijë pensionistë. Mbi 125 mijë pensionistë marrin nga 20 deri 25 mijë denarë, 79 pensionistë marrin mbi 30 mijë denarë ndërsa mbi 18 mijë pensionist marrin pension mbi 50 mijë denarë.