Kerçovari Endrit Asani që jeton në Zvicer, vetëm 18 vjeç, promovohet nga U19 te Shiperia U21

Endrit Asani, nga Kërçova drejt Kombëtares U21 të Shqipërisë.

Futbollisti me prejardhje nga Kërçova, Endrit Asani (2008), ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Asani, i cili aktivizohet te FC Lausanne-Sport në Zvicër, është promovuar nga Kombëtarja U19 në Kombëtaren U21 të Shqipërisë.

Ky është një vlerësim i rëndësishëm për talentin e ri, i cili tashmë do të jetë pjesë e grupmoshës U21, duke vazhduar rrugëtimin e tij në nivelet e përfaqësimit kombëtar.

Endriti përfaqësohet nga Kendim Mehmeti, po ashtu me prejardhje nga Kërçova.

Urime Endrit dhe shumë suksese me Shqipërinë U21!