Agim Islami i cili padrejtësisht mbahet në burg, në procesin e montuar Allfa, ka kaluar një sfidë shëndetësore. Pas rikuperimit ai ka falenderuar publikisht të gjithë miqtë që janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë se interesimi i tyre i jep forcë.
Postimi i plotë:
Përshëndetje miq dhe dashamirë,ju falëminderoj dhe ju jam mirënjohës për interesimin që keni treguar për gjendjen time shëndetësore këto ditë.
Kur e shoh sa shumë njerëz interesohen për mua dhe mendojnë për mua,më jep forcë për të përballuar çdo pengesë.
Një sfidë e vogël shëndetësore nuk mund të më ndalë në betejën për drejtësi!
Faleminderit që jeni pranë meje.Zoti ju shpërbleftë!
2008/2026..
18 vite padrejtesi.
Liri per Rastin Alfa


