Edhe sonte në sheshin kryesor të Prishtinës, është zhvilluar protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së.
Sonte, për herë të 17 radhazi, qytetarët mbushën sheshin Skënderbeu, duke mbajtur pankarta me mesazhe të ndryshme në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së.
Pas protestës, qytetarët u nisën drejt Ministrisë së Drejtësisë. Të njëjtit, edhe sonte si në netët e kaluara, kanë kërkuar që të votohet ligji për Specialen.






