Shqipëria ka bërë shumë hapa para në sektorin e turizmit. Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se rreth 12 milionë turistë kanë vizituar vendin tonë vitet e fundit.
Sipas Ramës, kjo gjë ishte e paimagjinueshme deri para 5 vitesh, teksa shtoi se ka ende vend për përmirësim për të arritur standardin e vendeve fqinje.
Edi Rama:
Të gjejmë partnerë potencialë.
Çfarë po shohim sot nuk do të ishte e imagjinueshmë as para 5 vitesh.
Kemi ecur shumë pëpara por jemi shumë mbrapa në krahasim me pjesën tjetër të kontinentit përfshirë këtu edhe fqinjët tanë.
Vendi ynë ka qenë një vrimë e zezë në sektorin e turizmit europian. Ajo çfarë quanim ne turistë ishin pasagjerë të cilët vinin në vendin e tyre.
Më përpara emigrantët quheshin turistë. Ndërsa tani kemi tejkaluar shifrën e 12 milionëve dhe jemi në një moment që në vend që të jemi të lumtur për rritjen e numrit të turistëve, jemi të merakosur sepse duhet të rrisim cilësinë e turizmit. Të gjithë e dimë që numrat e mëdhenjë me të ardhura të mesme sjellin stres në infrastrukturë, shërbime, mjedis dhe tek vetë njerëzit tanë.
Sigurisht që ne e dimë që mekanizmat që bëjnë njerëzit të vijnë
Puna që po bëhet në këtë vend me arkitektë prëstigjoz dhe mendje të ndritura pikërisht në këtë sektor. Është e vërtetë që ne kemi shpresa që të rritet interesi për brandet e mëdha që do të sjellin më tepër të ardhura në vendin tonë.
Jam mirënjohës që kemi emra të mëdhenj sot këtu por gjithshtu eci me shpresën që mund të kemi rezultate më të mira dhe na duhet pikërisht tani.
Kjo është ajo që duam të bëjmë dhe ajo çfarë kam mësuar është se ajo çfarë thua është e rëndësishme por deri në një farë pike. Rëndësi të vërtetë ka ajo çfarë njerëzit shohin dhe të thyejmë steriotipet dhe ajo çfarë e diferencoi shqipërinë nga pjesa tjetër e europës si gjykimi dhe qasja e keqe ndaj vendit tonë.
Shqipëria është vendi ku njërëzit janë mikpritës, ku dielli shëndrit më shumë se në Bruksel dhe kur ushqimi është më I mirë se në shumë vende.
Sigurisht që e dijmë që kemi ende probleme por e dimë që jemi në rrugën e duhur. Pavarësisht kësaj po kalojmë shumë sfida por ne duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë për më shumë dhe kur investimet e mëdha sa vijnë dhe shtohen dhe kjo do ta transformojë shqipërinë në një vend shumë më ndryshe nga ajo që është sot.
Dhe e dimë që rruga e duhur është që ne do vazhdojmë të luftojmë sepse nuk kemi frikë nga e ardhmja. Ne e mikpresim të ardhmen dhe është ajo çfarë vet ne kërkojmë.


