Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në përkim me këtë itinerar, është paralajmëruar protestë përpara terminalit VIP, aty ku do të aterojë von der Leyen.
Protesta paqësore do të bëhet për të kundërshtuar vendimin e padrejtë të Hagës.
Ky është njoftimi i plotë:
Nesër, 1 tetor 2026, në ora 12:05, në VIP-in e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pritet të vijë Kryetar e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas verdiktit antihistorik të Gjykatës Speciale në Hagë, rinia do të shprehë në mënyrë paqësore qëndrimin e saj për drejtësinë, historinë dhe dinjitetin e Kosovës.
Me parulla dhe mesazhe qytetare, pa dhunë dhe pa provokime.
Pa dhunë. Pa provokime. Me dinjitet dhe qytetari.
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”
1 tetor 2026
12:05
Zëri i rinisë dëgjohet më fuqishëm kur shprehet paqësisht dhe me dinjitet.


